Pandemia i mohoi kalimin në elitë, mesfushori dibran rinovon me ekipin francez

schedule20:55 - 11 Gusht, 2020

schedule 20:55 - 11 Gusht, 2020

Qazim Laçi është pjesë e AC Ajaccio prej korrikut të vitit 2017 dhe do të vazhdojë të aktivizohet me ekipin francez edhe për tre vite të tjera. Mesfushori dibran shënoi katër gola sezonin e fundit, duke dhuruar performanca pozitive.

Diçka e tillë ka ndikuar që drejtuesit e klubit t’i propozojnë rinovimin e kontratës. AC Ajaccio garon në Ligue 2 dhe ishte shumë afër rikthimit në elitë, por kampionati u ndërpre dhjetë javë nga fundit, me ekipin e shqiptarit që mbeti 52 pikë, teksa në elitë u ngjitën Lorient (54 pikë) dhe Lens (53 pikë).

 

View this post on Instagram

 

Je suis tres heureux de prolonger mon contrat pour 3 ans à l’ @acajaccio !! ?⚪️

A post shared by Qazim Laci (@qazim.laci) on

Laçi, i cili ka luajtur me Shqipërinë U21 dhe është grumbulluar por pa mundur të debutojë me kombëtaren e madhe, ka pranuar propozimin dhe ka hedhur firmën deri në verën e vitit 2023. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!