Mozzik ka tejkaluar çdo parashikim me projektet muzikore që solli gjatë muajit Korrik dhe më pas publikimim e albumit “Mozzart”. Së fundmi, reperi ka bërë me dije se do të shpërndajë 30 mijë CD në 7 qytete të Kosovës falas, për shkak të krizës që ka shkaktuar koronavirusi.
Përmes një postimi në Instagram, Mozzik shprehet se ky gjest nga ana e tij vjen në respekt të atyre që e kanë përkrahur reperin, ndërsa iu bën thirrje fansave të të kenë mjetet e nevojshme për t’u mbrojtuar nga Covid-19.
“Në këtë kohë pandemie do t’ju dhuroj të rinjve tanë CD si dhuratë (falas). Në shenjë falenderimi për të gjithë fansat që falë lyve jam ju jam sot. Në shenjë respekti për mua më nderoni të gjithë ju që dilni në qytet të kenj maska, po patët mundësi edge doreza, distancën e domosdoshme ta mbajmë.”, shkruan ndër të tjera reperi.
Kujtojmë që Mozzik publikoi “Mozzart” me 31 Korrik, ku mes 20 këngëve që përmban albumi ajo që tërhoqi në së shumti vëmendje është kënga dedikuar së bijës “Hana”, ku ka shpalosur të gjitha ndjesitë e të qenurit baba dhe dashurinë që gëzon për të voglën e tij. /abcnews.al/