Ekonomia e vendi tonë është goditur rëndë nga panemia e Covid 19, ku sipas statistikave të fundit të INSTAT për tremujorin e dytë prill-qershor, theksohet se rënia ekonomike vlerësohet me 10.23% krahasuar me 2019.
INSTAT thekson se në tremujorin kur pothuajse gjithçka ishte e mbyllur, negativisht kontribuan aktivitetet: Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me -4,11 pikë përqindje, Industri, Energji dhe Uji me -1,45 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me -1,23 pikë përqindje, Ndërtimi me -0,90 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me -0,60 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me -0,43 pikë përqindje, Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me -0,41 pikë përqindje dhe Informacioni dhe Komunikacioni me -0,24 pikë përqindje. Kontribut pozitiv kanë dhënë degët: Bujqësi, Pyje dhe Peshkim me +0,70 pikë përqindje, Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,29 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuuan negativisht me -1,85 pikë përqindje.
Sipas INSTAT degët kryesore të ekonomisë, për tremujorin e dytë të vitit 2020, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2019, shfaqen si më poshtë: Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rritje me 2,63%. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati një rënie me 13,14%. Ndikimin kryesor në këtë rënie e ka dhë në Industria nxjerrëse e cila ka shënuar një rënie me 19,12%. Aktiviteti i Ndërtimit pati një rënie me 10,93%. Grupi i aktiviteteve Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor pati një rënie prej 26,35%.
Grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rënie prej 9,05%. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rënie prej 21,68%. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 5,46%. Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rënie prej 19,45%. Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë pësoi rënie me 5,60%. Grupi i aktiviteteve Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi pati një rënie me 19,56%.Taksat Neto mbi produktet u ulën me 14,26%./abcnews.al