Pandemia falimenton 40% të agjencive turistike, frikë edhe për sezonin tjetër

schedule17:51 - 19 Shtator, 2020

schedule 17:51 - 19 Shtator, 2020

Nga Erblina Mile

40% e agjencive turistike kanë mbyllur aktivitetin për shkak të pandemisë.Tashmë jemi  në fund të sezonit veror i cili ka edhe numrin më të lartë të turistëve,ndërsa   përfaqësues të kësaj industrie deklarojnë se goditja ka qenë shumë  e fortë. Besnik Vathi anëtar i  Shoqatës së Tur-Operatorëve thekson se falimentin kanë shpallur edhe  dhjetëra hotele sidomos ato të vendosura në vijë të dytë në bregdet.

Përfaqësues të sektorit të turizmit në vend shprehen të shqetësuar edhe për  sezonin e ardhshëm.Nëse pandemia vijon me të njëjtat shifra atëherë turizmi mbetet  i destinuar të falimentojë.

Të ardhurat nga sektori i turizmit këtë vit parashikohet të jenë vetëm 20% e asaj që ka qenë një vit më parë. Ndërsa e vetmja mundësi shpëtimi duket se kanë qenë turistët kosovar  .

Pasiguria për shkak të koronavirusit dhe gjendja ekonomike kanë ndikuar direkt edhe në numri e shqiptarëve që udhëtuar jashtë për pushime të cilët kanë qenë vetëm 10 % e nivelit të vjetshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!