Pandemia e moti i keq nuk i ndalon shqiptarët që të presin ndërrimin e viteve në Korçë, hotelet plot

schedule12:05 - 31 Dhjetor, 2020

schedule 12:05 - 31 Dhjetor, 2020

Edhe pse në vend të reshjeve të borës, sot mbizotërojnë ato të shiut, qytetarët në Korçë vijojnë të lëvizin nëpër qytetet. Gazetarja Ledjona Xheladinaj raporton se, me shumë mundësi janë duke bërë ato punët e fundit, të vogla, që u kanë mbetur deri për t’u bërë gati për ndërrimin e viteve.

Po ashtu, mësohet se të shumtë janë turistët që kanë ardhur për ta kaluar ndërrimin e viteve në qytetin juglindor.

Por çfarë do të ndodhë me orën policore?

Sipas asaj që raportoi edhe gazetarja, prenotimet për në qytetin e Korçës kanë dy muaj që kanë nisur. Kryesisht janë rezervuar hotele në Korçë, në Dardhë, në Voskopojë, Pogradec, etj.

Megjithatë, nuk dihet ende sesi do të veprohet me kufizimet e fashës orare. Nëse marrim parasysh festimin e Krishtlindjeve disa ditë më parë, pavarësisht masave, të shumtë ishin turistët që e vizituan Korçën, ndërsa nuk munguan as gjobat për bizneset që e injoruan orën policore. s.b/abcnews.al/