Pandemia e koronavirusit, Meka tërësisht e zbrazur gjatë Ramazanit

schedule16:34 - 25 Prill, 2020

schedule 16:34 - 25 Prill, 2020

Qyteti i shenjtë i Mekës është  fotografuar i “shkretuar” plotësisht ndërsa besimtarët myslimanë festojnë Ramazanin në izolim këtë vit.

Sheshi qendror i Xhamisë së Madhe të Mekës qëndron i hapur gjatë gjithë vitit dhe zakonisht është i populluar, sidomos gjatë Haxhit. Por, masat shtrënguese që janë marrë për ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit në Arabinë Saudite e kanë lënë tërësisht bosh.

Gjatë kësaj kohe,  besimtarët zakonisht shkojnë edhe në xhami për t’u falur, por kjo tashmë nuk më e mundur pasi vendet ndodhen në izolim total apo të pjesshëm.

Mbreti Salman i Arabisë saudite është shprehur:

“Më vjen shumë keq që muaji i shenjtë vjen në rrethana të tilla që na e bëjnë të pamundur që të kemi lutje në grup dhe Taraweeh nëpër xhami për shkak të masave parandaluese që janë marrë për të mbrojtur jetët e njerëzve dhe shëndetin ndërsa luftojmë pandeminë e koronavirusit.”

Pelegrinazhi i Haxhit, i cili bie mes korrikut dhe gushtit të këtij viti, tashmë është ndaluar nga Arabia Saudite si për të huajt ashtu edhe për qytetarët këtë vit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!