Pandemia e Covid-19, Gjermania mbyll vendin deri me 10 janar

schedule10:39 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 10:39 - 14 Dhjetor, 2020

Përhapja e rasteve me Covid 19 në Gjermani shqetëson për shkak të shpejtësisë dhe qeveria federale së bashku me Landet kanë vendosur të aktivizojnë masat të reja duke mbyllur vendin nga 16 dhjetori deri në 10 janar të vitit të ardhshëm.

Peter Altmaier pranoi se “masat nuk ishin të mjaftueshme” pasi Gjermania u detyrua të mbyllë dyqanet dhe shkollat ​​dhe rritja e rasteve do të çojë në një tjetër mbyllje dhe masa më të ashpra gjatë Krishtlindjeve.

Gjermania regjistroi 16,362 raste dhe 188 viktima gjatë 24 orëve duke e çuar numrin e rasteve në 1,34 milion dhe viktimave në 21,975.

Altmaier paralajmëroi që spitalet do të mbingarkohen brenda disa javësh nëse nuk vendoset një bllokim i ri, duke shtuar që numri i pacientëve të kujdesit intensiv ka shënuar një rekord të lartë prej më shumë se 4500.

Masat e reja kanë pasoja dhe në bizneset e krishtlindjeve, gjë që ka shkaktuar kritika dhe reagime nga ata të cilët prisnin këtë periudhë të vitit për të rikuperuar një pjesë të parave të humbura gjatë mbylljes së vendit. Ata mendojnë se qeveria mund të kishte mbyllur dyqanet në muajin tetor dhe t’i hapte tani, dhe se këto vendime të marra në nivel politik janë të kota.

Por klientët shprehen më të kuptueshëm, duke u thënë se i kanë porositur kohë më parë ato që duhet të blinin. Për të gjithë kohën e mbylljes do të ndalohen grumbullimet dhe në ambiente të hapura si dhe shitja e fishekzjarrëve.

Sidoqoftë, Altmaier shprehu optimizëm se ekonomia më e madhe e Europës mund të shmangë recesionin, duke thënë se shpreson të parandalojë një bllokim të plotë ekonomik në valën e dytë të pandemisë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!