“Pandemia e çimkave”/ Zoologia: Mund t’i marrësh kudo, në tren, në avion, prej materialit të rrobave

schedule08:58 - 13 Tetor, 2023

schedule 08:58 - 13 Tetor, 2023

Urgjenca e morrave të shtratit po zgjerohet në Europë, nga Parisi në Londër dhe në Milano. Insekti sa një kokërr shalqiri, po përhapet duke shkaktuar pickime dhe probleme psikologjike tek njerëzit si dhe duke u riprodhuar me shpejtësi ka mbërritur edhe në Itali.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, zoologia-ekologia, Blerina Vrenozi ka folur lidhur me këtë fenomen shqetësues. Ajo ka theksuar se morrat janë lloje kozmopolite e ndodhen kudo ku jeton njeriu. Ato përhapen përmes transmetimit ne materialet e rrobave në te gjitha vendet ku ne ulemi në tren, avion, metro dhe kudo.

Sipas Vrenozit, insektet femra adulte për një vit janë në gjendje të shtojnë deri në 300 e me shume vezë.

“Morrat e shtratit janë insekte të gjinisë Cimex që ushqehen gjate natës me gjak, prandaj ato gjenden në ambientet ku ne qendrojmë si ne divan dhe shtratë nga kanë marrë dhe emrin. Ato kanë qenë gjithmonë aty dhe nuk janë evidentuar më parë nga ne. Ndërsa, në rastet kur ke një event shumë të madh, si në rastin e Francës ku ka pasur një ndeshje rugby, aty ka pasur shumë njerëz që kanë udhëtuar nga vende të ndryshme të botës dhe i kane mbartur morrat gjate udhëtimit duke i çuar ne Paris.

Janë shumë gjëra se përveç se trasmetimit të tyre përmes transportit dhe nëpërmjet udhëtarëve që ti mund t’i marrësh kudo në një tren, në avion, prej materialit të rrobave qe janë të infektuara me vezët e tyre ose dhe adultin, dhe për më tepër higjiena jo e mire krijon mjedis te përshtatshëm për shtimin e tyre. Ne Paris kultura e blerjes se librave të përdorur që shiten anës Senës, prania e shumë të pastrehëve që jetojnë jashtë në higjiene jo të mirë, prania e shumë shtëpive të vjetra me lagështi dhe pa ajrosje, shërbejnë si vatra të morrave të shtratit. Një femër adulte e këtij insekti mund të prodhojë deri në 300 e me shume vezë gjatë gjithë jetës së saj. Problemi që ato shkaktojnë përveç skuqjes dhe kruarjes së lëkurës, është edhe një gjendje psikologjike e rënduar ku njerëzit vetë izolohen duke u ndjerë në turp dhe si të pisët e të palarë, shoqëruar me paranoja dhe gjendje ankthi.”, u shpreh ajo. Vrenozi rekomandon disa masa parandaluese dhe kontrolluese të tyre, si ajrosjen e shtëpisë, përdorim i mobiljeve të lëmuara e pa të çara ku mund të strehohen këto insekte, përdorimin e mbulesave dhe çarçafëve të bardhë për krevatin me qëllim evidentimin e hershëm të shenjave te shfaqjes së morrave (shenja gjaku, jashtëqitje, ekzoskelet), larje në temperaturë 60 grade ose ngrirje të thellë për rrobat e leshta./abcnews.al