Pandemia e 1918, çfarë ndodhi me nxënësit që u kthyen në shkollë pas gripit spanjoll

schedule23:22 - 20 Gusht, 2020

schedule 23:22 - 20 Gusht, 2020

Kjo nuk është hera e parë që drejtuesit shtetërorë po ballafaqohen me dilemën nëse duhet të hapen shkollat ose jo gjatë periudhës së pandemive.

Gjatë pandemisë së gripit së vitit 1918, edhe pse bota ishte një vend shumë më ndryshe, diskutimet ishin po aq të ndezura.

Kjo pandemi vrau rreth 5 milionë njerëz në të gjithë botën.

Shumica e qyteteve amerikane mbyllën shkollat e tyre, por 3 vendosën t’i mbajnë të hapura – New York, Chicago dhe New Haven.

Vendimet e zyrtarëve shëndetësorë në këto vende bazoheshin kryesisht në hipotezën e zyrtarëve të shëndetit publik se studentët ishin më të sigurt në shkollë.

New Yorku kishte pothuajse një milion fëmijë shkollorë në vitin 1918, por rreth 75% prej tyre jetonin në banesa, të mbipopulluara, shpesh jo-sanitare, sipas një artikulli të vitit 2010 të Raportit të Shëndetit Publik.

Për studentët nga rrethinat e qytetit njujorkez, shkolla ofroi një mjedis të pastër, të ajrosur mirë, ku mësuesit, infermierët dhe mjekët tashmë praktikuan inspektime mjekësore të plota.

Studentët nuk u lejuan të mblidheshin jashtë shkollës dhe në rast se ndodhte një gjë e tillë, duhej të paraqiteshin menjëherë te mësuesi i tyre.

Mësuesit kontrollonin studentët për çdo shenjë të gripit, dhe ata që kishin simptoma izoloheshin.

Nëse studentët kishin ethe, dikush nga departamenti i shëndetësisë do t’i dërgonte në shtëpi, dhe ishte zyrtari i shëndetësisë që do të gjykonte nëse ka kushte të përshtatshme për “vetizolim dhe kujdes”.

E njëjta logjike u ndoq edhe në Chicago ku u vendos për t’i lënë hapur shkollat për 500 mijë nxënës: mbajtja e shkollave të hapura do t’i mbante fëmijët larg rrugëve dhe të rriturve të infektuar.

Pjesë e strategjisë së Chicagos ishte të sigurohej qarkullimi i ajrit të pastër në shkolla.

Dhomat e shkollës mbinxeheshin gjatë dimrit në mënyrë që dritaret të mund të hapeshin në çdo kohë.

Në atë kohë u arrit në përfundimin se një analizë e të dhënave, tregonte se vendimi për hapjen e shkollave të këtij qyteti gjatë epidemisë së fundit të gripit ishte i justifikuar.

New Yorku “nuk bëri më të keqen, por nuk bëri as më të mirën”.

Hulumtimet treguan se qytetet që zbatuan karantinimin dhe izolimin, mbylljet e shkollave dhe ndalimet e tubimeve publike, kaluan më mirë.

Ekspertët e shëndetit publik shprehen se COVID-19 nuk është grip, siç ishte sëmundja e njohur në vitin 1918.

Akoma ka shumë për të mësuar rreth koronavirusit të ri dhe sëmundjes që shkakton COVID-19./abcnews.al