Pandemia dhe Arsimi, Gjana në “Log.”: Sfida më e madhe do jetë rikthimi në Universitet

schedule23:29 - 27 Maj, 2021

schedule 23:29 - 27 Maj, 2021

Rektori i Kolegjit Universitar Beder, Ferdinand Gjana, i ftuar në emisionin “Log.” në ABC, ka folur rreth situatës në sistemin Arsimor në një kohë kur është prezentë  pandemia e Covid-19.

Gjana ka thënë se sistemi arsimor ka qenë një nga sektorët më të goditur nga pandemia ndërsa ka shtuar se ka pasur hendek nga ana profesionale, por brezi i studentëve që u përball me mësimin në kohë pandemie, sipas tij ka përparuar shumë për sa i përket teknologjisë.

Gjana ndër të tjera ka theksuar se problemi më i madh tashmë është rikthimi në Universitet, pasi sipas tij nuk ka një protokoll të qartë për mënyrën se si do të riorganizohet mësimi.

Ferdinad Xhana:  Pandemia një nga sektorët që sfidoj më shumë ishte arsimi. Kemi 1.6 miliard nxënës dhe studentë që u ndikuan nga pandemia dhe që kaluan në online. Kemi Universitete shekullore që patën vështirësi në adaptim se po patët mijëra staf akademik dhe jeni në një moment paniku. Një Lock Doën në të gjithë botën, Kjo ishte një nga sfidat më të mëdha. Dhe në aspektin e menaxhimit arsimor nuk ka ndryshim nga një situatë lufte. Do e ndaja në tre faza. Javët e para dhe muaj t e parë ku të gjithë institucionet u munduan të gjejnë një zgjidhje në realitetin e ri. Duhej të gjendeshin zgjidhje adapte për programet që kishin. Aty ku formimi profesional ka rëndësi ishte qoftë edhe në formë takimesh me grupe të vogla të zhvillohej diçka “face to face”. Por ka qenë e pamundur në shumicën e rasteve. Në forma alternativ duke përdorur teknologjinë një nga avantazhet që dha impakt pozitiv ishte se ne kemi një brez studentësh të këtyre dy vitesh zhvilluan aftësi teknologjike shumë më të mëdha se më parë. Nga ana tjetër kemi një mangësi në aspektin profesional. Se aftësimi profesional për fusha të caktuara ka pasur më shumë mungesë ku kërkohet prezenca fizike. Sfida më e madhe aktuale do jetë rikthimi dhe adaptimi në realitetin aktual. Se vazhdojmë të kemi paqartësi. Më mënyrën se si do e vazhdojmë.  Do kemi versionin me studentë në kampus se kjo kërkon masa dhe distancim. Do jemi në sistemin e përzier në klasë dhe online. Apo do kemi një rikthim mutant që do e rimbyllim sërish vendin.” . /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!