Pandemia Covid, rrit numrin e fëmijëve që vuajnë nga miopia

schedule14:22 - 6 Gusht, 2021

schedule 14:22 - 6 Gusht, 2021

Pandemia ka rritur numrin e fëmijëve që vuajnë nga miopia. Sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), i botuar në vitin 2019, vuri në dukje një rritje shqetësuese të incidencës së miopisë.

Studimi i ri tregon se pandemia e koronavirusit  mund të ketë shkaktuar një epidemi “miopie” – si rezultat i qëndrimit në shtëpi.  Këtë javë, revista britanike e Oftalmologjisë botoi studimin e parë që krahason incidencën e miopisë para dhe pas shpërthimit të koronavirusit, duke studiuar dy grupe të moshave gjashtë deri në tetë vjeç nga Hong Kongu.

Studiuesit zbuluan se grupi që mori pjesë në studim gjatë pandemisë,  raportoi rritje të nivelit të incidencës të miopisë deri në 20%, krahasuar me 13% të grupit të studiuar para shpërthimit të koronavirusit.

Megjithëse, studimi ka identifikuar disa të meta në metodologjinë dhe kohën e hulumtimit, duke theksuar se pandemia ishte një katalizator në rritjen e miopisë.

“Gjetjet janë në përputhje me një studim në 2013, i cili arriti në përfundimin se aktiviteti në natyrë për shkak të dritës natyrale ka një efekt mbrojtës kundër zhvillimit të miopisë,” tha Oliver Braddick, një profesor në Universitetin e Oksfordit.

Shanset për miopi ndodhin si rezultat i një kombinimi të faktorëve mjedisorë dhe gjenetikë. Fëmijët me një ose dy prindër miopë kanë më shumë gjasa të kenë probleme me shikimin, ndërsa në Singapor përqindja e adoleshentëve me miopi është afër 90%, pasi incidenca është tradicionalisht shumë më e lartë në popullatat e Azisë Juglindore.

Sidoqoftë, rritja e incidencës së miopisë sugjeron që mënyra e jetesës mund të luajë një rol kryesor. Në fund të fundit, përqindjet e fëmijëve me miopi në Shtetet e Bashkuara janë dyfishuar gjatë 50 viteve të fundit.

“Ne kemi parë një rënie të frikshme të aktivitetit fizik të fëmijëve gjatë pandemisë – edhe pse e përkohshme, mund të ndikojë negativisht në shëndetin e fëmijëve në shumë mënyra që ne nuk i kemi përcaktuar ende,” tha Amy Euler, një eksperte e asociuar në Universitetin e Uashingtonit.

Së bashku me obezitetin, rritjen e sulmeve në zemër dhe përkeqësimin e shëndetit mendor, miopia mund të jetë një nga efektet e tjera anësore që ka shkaktuar pandemia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!