Pandemia Covid-19, mbi 3,8 milion të infektuar e 265,111 viktima në të gjithë botën

schedule08:54 - 7 Maj, 2020

schedule 08:54 - 7 Maj, 2020

Deri më tani rezulton se të paktën 3,821,377 persona në të gjithë botën janë infektuar me virusin korona.

Po ashtu, sipas të dhënave të pasqyruara në ëorldometers, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, Covid-19 ka marrë të paktën 265,111 jetë njerëzish. Nga numri  përgjithshëm i të infektuarve në rang global,303,468 rezultojnë të jenë shëruar plotësisht.

Shteti më i prekur në botë nga koronavirusi janë SHBA-të ku numërohen të paktën 1,263,224 të infektuar dhe 74,809 viktima. Po ashtu, rëndë nga koronavirusi është goditur edhe Spanja ku 253,682 është numri i të infektuarve dhe 25,857 numri i viktimave.

Pasoja të rënda Covid-19 pati edhe në Italinë fqinje ku deri më tani rezultojnë të infektuar 214,457 persona ndërsa numri i viktimave është 29,684.

Deri më tani nuk ka ende një vaksinë apo trajtime posaçërisht për virusin korona, ndërsa të sëmurët trajtohen me mënyra apo medikamente të aprovuara në situatë urgjence. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!