Pandemia e koronavirusit nuk ka prekur portofolet e familjeve më të pasura të Amerikës. Edhe në mes të krizës që shkaktoi pandemia, disa prej tyre kanë gjetur një mënyrë për të rritur edhe më tej pasuritë e tyre.
Sipas një raporti të publikuar gjatë ditëve të fundit, rezulton se 10 familjet më të pasura në SHBA u pasuruan akoma më shumë gjatë pandemisë. Raporti “Oligarkët e lugës së argjendtë”, tregon si ka ndryshuar ajo.
Më konkretisht që nga fillimi i pandemisë në mars të vitit 2020, vlera neto e pasurisë së këtyre familjeve përllogaritet në 136 miliard dollar.
Familja Lauder, doli me më shumë fitime në periudhën e pandemisë, duke arritur thuajse në dyfishim të saj. Edhe familja SC Johnson, familja me fitimet më të ulëta në këtë kategori u rrit me 9% gjatë pandemisë, e cila në shifra konkrete përllogaritet në mbi 1 miliard dollar.
“Në një kohë kur nivelet e papunësisë kanë arritur në qiell dhe shumë familje amerikane po luftojnë për të qëndruar mbi kufirin e varfërisë, familjet më të pasura po shohin pasurinë e tyre të rritet në mënyrë eksponenciale”, thuhet në raport. m.v/abcnews.al