Panariti: Si mund të mbahet maska në rrugë dhe të hiqet në kafe? OBSH kërkon vaksinim për 2 arsye

schedule17:19 - 22 Tetor, 2020

schedule 17:19 - 22 Tetor, 2020

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti thotë se popullata është e pambrojtur përballë Covid-19, pasi sipas tij maska që mbahet në rrugë dhe hiqet në bare kur qytetarët nuk kanë distancë është një budëllallëk.

Panariti shprehet se OBSH ka kërkuar që të bëhet vaksinimi në popullatë pasi këtë vit është më i nevojshëm se kurrë pasi mbron nga sulmi që mund të jetë fatal për të sëmurët kronikë si dhe krijon imunitet ndaj Covid-19.

“Vaksinimi falas i premtuar, kundër gripit për popullatën tonë të rrezikuar më shumë nga Covid, rezultoi një “fiasko” demagogjike! Aktualisht, popullata është e pambrojtur.

Sepse maska që është e detyruar të mbahet në ecje kur je në distancim fizik, por që hiqet sapo të ulesh në bare, apo restorante të ndodhur pranë njëri tjetrit, dëshmon për një budallallëk “profilaktik”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Qëndra Kombëtare për Kontrollin e Sëmundjeve, kanë shkruar me të mëdha ne faqet e tyre :

Vaksinimi kundër gripit në popullatë këtë vit, është më i rëndësishëm se kurrë! Për dy arësye! Sëpari sepse të mbron nga sulmi në dy fronte infeksioni, që mund të jetë fatal veçanërisht për të sëmurët kronikë.

Së dyti, sepse ka të dhëna të besueshme se vaksina kundër gripit mund të krijojë një imunitet të kryqëzuar edhe ndaj covid 19. Disa studime paraprake, tregojnë për ngjashmëri në krijimin e imunitetit ndaj gripit dhe covid 19.

Prandaj mos vaksinimi ndaj gripit sezonal, siç u premtua do ta rëndojë edhe më shumë situatën e pandemisë te ne”, shkruan Panariti./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!