Deputeti i LSI-së në Qarkun e Korçës, Edmond Panariti ka kërkuar nga qeveria që t’u japë paratë e premtuara për subvencione fermerëve. Ai tha se duhet hequr dorë nga shpenzimet marramendëse për dixhitalizimin dhe investimet jo prodhuese, dhe te mbeshteten fermeret. Deklaratat, Panariti i bëri gjatë një takimi me fermerët në njësinë administrative Dardhas të Pogradecit.
“Mijëra fermerë, të cilëve i’u premtuan subvencione për prodhimin bujqësor, për prodhimin blegtoral dhe deri në këtë moment që ne po flasim nuk kanë përfituar as edhe një cent nga ky premtim i bujshëm që u bë.
Prandaj ato para të cilat tashmë ju po i shpenzoni pa kursim për dixhitalizim dhe investime jo prodhuese, hidhini tek fshati, hidhini tek fermeri në mënyrë që ai të jetojë me nder, në mënyrë dinjitoze dhe të mos marrë arratinë sikundër e ka marrë tashmë drejt emigracionit, por t’i kthehet punës dhe prodhimit. Ky është mesazhi jonë i qartë”. /abcnews.al