Panamaja dëbon me avion 30 imigrantë ekuadorian, SHBA financon fluturimin

schedule20:01 - 30 Gusht, 2024

schedule 20:01 - 30 Gusht, 2024

Autoritetet panameze dëbuan 30 imigrantë për në Ekuador, fluturimi i dytë i këtij lloji i financuar nga Shtetet e Bashkuara, si pjesë e një marrëveshjeje mes SHBA-ve dhe Panamasë. Marrëveshja ka për qëllim shkurajimin e kalimeve të parregullta të kufirit e reduktimin e flukseve të imigracionit, kryesisht drejt Shtetet e Bashkuara.

Avioni u nis të enjten në mbrëmje për në qytetin bregdetar të Mantës në Ekuador, njoftuan zyrtarë të shërbimit të migracionit të Panamasë. Ata shtuan se imigrantët u dëbuan pasi kishin shmangur një postbllok migracioni, që ndodhet në një korridor mjaft të rrahur nga imigrantët.

Mijëra njerëz kalojnë çdo vit përmes xhunglës së rrezikshme Darien, në kufirin e Panamasë me Kolumbinë, në drejtim të Shteteve të Bashkuara.

Fluturimi i së enjtes pasoi një udhëtim pararendës, të financuar po nga Uashingtoni në mes të muajit gusht, që çoi në dëbimin e rreth 30 imigrantëve për në Kolumbi.

Dëbimi më i fundit vjen disa ditë pasi Presidenti i Panamasë Jose Mulino njoftoi për dëbime të emigrantëve indianë në shtator si dhe shtetasve kinezë, për të cilët nuk dha një datë. /boa

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!