Panairi më i madh në botë i librit do të zhvillohet në tetor

schedule08:26 - 28 Maj, 2020

schedule 08:26 - 28 Maj, 2020

Panairi i Librit në Frankfurt, që është edhe panairi më i madh në botë për libra, do të zhvillohet në tetor pavarësisht pandemisë së koronavirusit, deklaroi Bordi Mbikëqyrës i panairit.

“Këtë vit është më e rëndësishme se kurrë që të zhvillohet Panairi i Librit në Frankfurt”, tha drejtori, Juergen Boos.

Panairi i Librit i Frankfurtit daton që nga viti 1949.

Në vitet e mëparshme, më shumë se 300 000 vizitorë mblidheshin në Frankfurt për të parë rreth 7 500 ekspozues nga më shumë se 100 vende.

Organizatorët e panairit thanë se janë në diskutime se si do të garantohet siguria e vizitorëve dhe punonjësve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!