Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet sot në Panairin e Verërave në Beograd, ku për herë të parë prodhuesit bëhen bashkë për të promovuar verërat e rajonit, krahas prodhuesve të mirënjohur.
Ne ceremoninë e hapjes se edicionit të parë të panairit po marrin pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor, mes tyre presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë se Veriut Dimitar Kovaçeski dhe kryeministri ne largim i Malit te Zi, Dritan Abazoviç.
Rama e nisi fjalimin e tij në ceremoni me batuta, duke thënë se do të flasë në gjuhën tij të çuditshme, pasi nuk e njeh gjuhën e çuditshme serbe.
Lexo edhe: VIDEO/ Rama mbërrin në Beograd, pritet nga kryeministrja serbe Ana Brnabić
Ndërsa thotë se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bashkëjetojnë në paqe me njëri-tjetrin. Ai tha se në panairin që po zhvillohet në Beograd kanë shkuar 22 prodhues verërash shqiptarë.
“Më duhet të flas në gjuhën time të çuditshme sepse nuk e njoh gjuhën tuaj të çuditshme. Vendos mos e përdor fjalën që ka përdorur ekipi im, sepse fillonte me shprehjen qe ne në Shqipëri kemi krijuar verën e parë që në epokën e bronzit. Nuk e di sa e vërtetë është kjo, por kemi humbur shumë kohë se kush e ka marrë I pari të drejtën që të jetojmë në këtë vend. Asnjë prej nesh nuk do të shkojë në vend tjetër. Si të qëndrojmë këtu në këtë vend duke qenë të gjithë në të njëjtën lagje të Europës. Të jetojmë në paqe apo të hedhim gurë njëri-tjetrit. Sot janë 22 prodhues nga Shqipëria, ndërkohë që në Shqipëri çdo vit rrit me 10% sipërfaqja e vreshtave”, tha Rama./abcnews.al/