Panairi i verës në Berat, Demo: Kantinat janë kthyer në atraksione turistike, qyteti ka pësuar revolucion në turizëm

schedule17:42 - 13 Tetor, 2023

schedule 17:42 - 13 Tetor, 2023

Në qytetin e Beratit është duke u mbajtur panairi i verës. Në panair marrin pjesë dhjetëra kantina, shqiptare dhe të huaja.

I ftuar në “Neëline”, kryetari i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo, u shpreh se një qyteti si Berati, vera i rri shumë i mirë, duke pasur parasysh trashëgiminë kulturore.

Kryebashkiaku shtoi se qëllimi është që nga viti në vit, numri i kantinave pjesëmarrëve të shtohet dhe kjo platformë të përfaqësojë të gjithë Rajonin.

“Berati është një qytet i magjishëm dhe ajo që e bën të magjishëm, janë njerëzit. Fati i mirë që ne kemi është se kemi një sektor që nga viti në vit ka ekspansion të jashtëzakonshëm, që jo vetëm në volum për mbi të gjitha edhe në cilësi, siç është vera.

Një qytet si Berati që është i njohur për trashëgiminë kulturore, vera i rri shumë mirë.

Mua më vjen mirë që ne tanimë kemi filluar që të bëjmë bashkë, atë që është traditë e territorit me produkte dhe me atë çka qyteti mund të ofrojë.

Ne kemi fatin e mirë që nuk kemi vetëm verën, por kemi edhe ullirin, vajin ullirin dhe produkte të tjera që e kanë krijuar brandin për shumë dekada.

Ajo që ne duhet të bëjmë tani, duke para profilin e turistëve, ne duhet që këtë diversitet ta afrojmë në mënyrën më të mirë dhe ta bëjmë të njohur që kur njerëzit të vijnë në Berat të jenë të njohur me atë çka qyteti ofron.

Ajo që ne po mundohemi të bëjmë është që të krijojmë një platformë në Berat, patjetër nisemi nga pika jonë e fortë, që janë verërat lokale, por duam të krijojmë një platformë ku përfaqësohen verërat më të mira shqiptare dhe në këtë herë kemi 27 kantina, që janë verërat më të mira në Shqipëri  dhe Kosovë.

Një risi tjetër interesante, falë një bashkëpunimi me një bashki arbëreshe në Itali, ne sot edhe 6 kantina nga Italia, 3 prej të cilave janë kantina që vijnë nga territore arbëreshe.

Në duam të krijojmë një platformë që përfaqësohen një Rajon të tërë. Ne kemi rritje të numrit të kantinave që vijnë dhe besoj që vit pas viti ky numër do të shtohet” tha Demo

Demo u shpreh kantinat e verës, janë biznese që nxjerrin fitime të konsiderueshme dhe që punësojnë njerëz.

Ai theksoi se kantinat janë kthyer edhe në atraksione turistike dhe kjo e ka diversifikua qytetin, duke bërë që turistët të qëndrojnë më shumë në qytetin antik.

Absolutisht po. Ne duhet të kuptojmë  vera në vetëvete është një produkt që ka vlerë të shtuar për ata që ofron. Nëse ne flasim sot për kantinat e verës, patjetër që burimi i tyre i të ardhurave është vera që prodhojnë, por të mos harrojmë që kantinat në Berat në vetëvete janë kthyer ne atraksione turistike dhe kjo e ka bërë qytetin më të diversifikuar.

Kantinat kanë bërë të mundur që ne t’i përdorim si një nga instrumentat më të rëndësishëm, për të mbajtur turistët disa ditë.

Një nga problemet strukturore që Berati ka pasur, ka qenë se një pjesë e madhe e turistëve nuk qëndronin në Berat. Në dy vitet e fundit, ky mit është thyer. Një turist qëndron të paktën një nate tani në Berat ose edhe dy, pasi Berati tani ofron më shumë” shtoi kryebashkiaku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!