Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Panairi i turizmit në Berlin/ Kotherja: E rëndësishme për njohjen e Shqipërisë, duhet ta shfrytëzojmë

schedule20:48 - 21 Shkurt, 2025

schedule 20:48 - 21 Shkurt, 2025

Elvis Kotherja, nga Komiteti i Mikëpritjes dhe Turizmit, thotë se panairi i turizmit që do të mbahet më 4-6 mars në Berlin, është e rëndësishme për Shqipërinë, në mënyrë që të prmovohet turizmi vendas.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Kotherja u shpreh se kjo mundësi duhet shfrytëzuar.

“Janë 74 holle, 600 mijë metra katrorë ekspozitë, 100 mijë vizitorë, 10 mijë janë ekspozitorë. Audienca është biznes, pra, është 3 ditë biznes. Është vendi ku mblidhen më shumë kryeministra, presidentë, ministra, është vendi më i madh ku bëhen bashkë liderët botërorë që prezantojnë vendet e tyre. Efekti i këtij panairi nuk është tani, është, mbrapa. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur të flasim atje, të flasim për të ardhmen, jo për të shkuarën. Është një audiencë e jashtëzakonshme që duhet ta shfrytëzojmë shumë mirë. Strategjia, patjetër që është ndërtuar. Bizneset aty duan të dëgjojnë për vizionin, duhet të përcjellim atë që po ndodh. Pozicionin tonë do e kemi më mbrapa, janë 34 iniciativa që duhen përmbushur. Është hera e parë që shpenzohet kaq shumë për turizmin. Ky panair ndodh një herë në 20 vjet, duhet ta shfrytëzojmë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!