Panairi i turizmit/ Dy ditë ekspozohen 100 kompani për klientë të huaj

schedule15:36 - 31 Janar, 2024

schedule 15:36 - 31 Janar, 2024

Për të dytin vit radhazi në Tiranë organizohet panairi i turizmit. Ky është eventi më i rendëdishëm në sektorin e turizmit, që ka për qëllim promovimin e Shqiperisë në arenën ndërkombetare. Për organizatoret objektiv mbetet zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm.

Me mbështetjen e ministrisë së Turizmit, gjatë në 31 janar dhe 1 shkurt në hollin e pallatit të kongreseve mbi 100 ekspozues, kompani të ndryshme, hoteleri, agjenci turistike, do të promojnë produktet e tyre turistike për 30 blerës ndërkombëtarë.

Sipas Drejtoreshës së përgjithshme e turizmit, Herida Duro në këtë mënyrë tërhiqen më shumë turistë.

“Ky panair është ndalesa e parë për këtë vit si event ndërkombëtare. Është një markë prestigjoze për blerës nga e gjithë bota, në mënyrë që ata të bëjnë ortakëri me bizneset shqiptare. Jemi në nivele shumë të mira si të turizmit ashtu dhe politikbërës, sepse siç e dinë të gjithë kjo është një mënyrë për të tërhequr sa më shumë turistë”

Për ekspozuesit shqiptarë ky panair është një mundësi e mirë për t’u njohur jashtë kufijve.

“Kemi ardhur nga Kosova. Është mundësi e mirë kemi të konfirmuara takime me shumë kompani të huaja që mund të lidhim kontrata.”

“Ne ofrojmë sporte të aventurës. Kjo është një mundësi e mirë që turistët të na njohin që në Shqipëri mund të gjejnë edhe sporte të tilla.”

Pjesëmarrës në panair janë edhe përfaqësues nga bashkitë e vendit, të cilët prezantojnë zonën e tyre dhe destinacionet më të mira turistike.

“Të promovojmë vlerat e Lushnjes, monumentet natyrore dhe ato kulturore. Kemi sjellë këtë fletëpalosjen e re për të bërë të njohura edhe ato destinacione që nuk janë shumë.”

Pjesë kryesore e panairit është B2B, ku zhvillohen diskutime në lidhje me nevojat dhe sfidat që ka tregu si dhe prezantimi i strategjive mbi zhvillimin e turizmit.

Gjatë dy ditëve panairi është gjithashtu i hapur për të pritur qytetarët e Tiranës, të cilët janë në kërkim të ofertave të mira turistike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!