Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Panairi i Punës në Athinë/ Rama viziton stendat e bizneseve, apel shqiptarëve: Punoni dhe jetoni aty ku keni zemrën

schedule10:11 - 2 Mars, 2025

schedule 10:11 - 2 Mars, 2025

ATHINË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i shoqëruar nga disa ministra të kabinetit të tij po merr pjesë në një panair pune në Athinë, i cili organizohet kushtuar emigrantëve shqiptarë.

Shefi i qeverisë ka ndaluar personalisht në çdo stendë, ku ka komunikuar me përfaqësuesit e kompanive dhe ka theksuar mundësitë për pozicionet e ndryshme që ofrohen me paga që nisin nga 1 mijë euro në muaj, duke u rritur në varësi të kualifikimeve dhe përvojës profesionale.

Gjatë bisedës me sipërmarrësit, Rama u kërkoi atyre rritjen e pagave për punonjësit.

“Duhet t’i rrisni pagat”, shtoi Rama.

Me moton, ‘Puno dhe jeto aty ku ke zemrën’, të shumtë ishin qytetarët shqiptarë, që morën pjesë në panair.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!