ATHINË- Edi Rama u rikthye në Athinë për panairin “Puno dhe jeto aty ku ke zemrën”, ku u prit nga qindra shqiptarë të cilët iu bashkuan panairit të punës, i pari i këtij lloji i zhvilluar jashtë kufijve.
I shoqëruar nga zv.kryeministrja,Belinda Balluku dhe ministrat e kabinetit, kreu i qeverisë, vizitoi stendat e ngritura ku kompanitë shqiptare shpalosen ofertat për vendet e lira të punës për të gjithë ata emigrantë, të cilët duan të rikthehen në atdhe.
Në fjalën e tij në hapje të panairit, kryeministri i bëri thirrje shqiptarëve të cilët jetojnë dhe punojnë në Greqi që të kthehen në vendin e lindjes pasi do të gjejnë paga të larta dhe mundësi të shumta.
Duke sjellë në vëmendje të gjithë kalvarin që shqiptarët kanë kaluar ndër vite, Rama tha se së shpejti vendi ynë do të ulët në tryezën e Bashkimit Europian, si i barabartë mes të barabartëve,
Një koment Rama e kishte edhe për kundërshtarët politike, edhe pse theksoi se nuk ishte në Athinë për fushatë elektorale. Ndërsa nuk i kurseu as batutat me të pranishmit.
Gjatë qëndrimit në Athinë, Rama zhvilloi edhe një takim me mësues, të cilët japin mësim në gjuhën shqipe, ku prezantoi edhe nisjen e programit te mbështetjes për 50 prej tyre/abcnews.al

