Panairi i Librit, me pjesëmarrjen e 95 shtëpive botuese/ Behrami: Larmishmëri titujsh, por treg i vogël

schedule09:12 - 16 Nëntor, 2023

schedule 09:12 - 16 Nëntor, 2023

Në emisionin ABC e Mëngjesit”, Loreta Behrami nga Shtëpia Botuese “Pegi”, foli për edicionin e 26-të të Panairit të Librit 2023, duke u ndalur tek titujt e rinj në stendën e shtëpisë botuese “Pegi”.

“Këtë vit kemi ardhur me shumë tituj të rinj. Për ne si botues është mundësia më e mirë që të njohim lexuesin, të marrim kritika, por edhe komplimente. Ky është një Panair që na bashkon me lexuesit. Pra gjithë vitin punojnë që të përgatime për këtë Panair, dhe titujt më të mirë, më prekës i lëmë për Panair”, është shprehur ajo.

Gjatë kësaj interviste, Behrami u shpreh se ka një larmishmëri librash, por sipas saj tregu është i vogël.

“Sillen kaq shumë botime për këtë treg të vogël që është Shëipëria, dhe kjo ndodh sepse ka njëfarë kërkesë. Nuk po them se ka kërkesë për të gjithë titujt, por kërkesa mbetet e lartë. Ka autorë që duan me patjetër të botohen, ka apo nuk ka treg kjo pastaj ka vend për diskutim. Botohen kaq shumë sepse ka kërkesë, dhe është tjetër çështje, nëse shiten apo ku shiten apo si shiten. Ka libra që qëndrojnë në magazinë me vite, ka libra që shiten me ulje, as i përket çështjes së Panairit, problemi është që tregu ynë është shumë i vogël”, u shpreh më tej Behrami.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!