“Panairi i Ideve Inovative”, Irsa Ruçi: Projekti ka qëllim të nxisë idetë inovatore tek të rinjve dhe biznesi

schedule09:44 - 6 Mars, 2020

schedule 09:44 - 6 Mars, 2020

Panairi i Ideve Inovative është një projekt i cili synon që të nxisë të rinjtë që të japin idetë e tyre në lidhje me këtë fushë të ndërlidhura dhe me biznesit.

Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar për Rininë, Irsa Ruçi nga ABC-ja e Mëngjesit ka dhënë detaje në lidhje me këtë projekt që do të zhvillohet në muajin proill në vendin tonë.

Ruçi ka deklaruar se është e rëndësishme që të rinjtë të mos e shikojnë veten thjesht për të mbaruar një shkollë dhe të gjejnë një punë por duhet të jenë më aktiv në gjetjen e një pune që do i ndihmojë që të jenë më të formuar profesionalist.

“Ky projekt në thelb ka dy qëllime të nxisë idetë inovatore të të rinjve dhe të biznesit. Çdo i ri që ka një ide që mund ta kthejë në një plan biznesi është i lirë që të aplikojë dhe do të ketë një vlerësim plus nëse këto do të jenë inivatore. Ky është profesioni i së ardhmes dhe ne i stimulojmë shymë të rinjtë që të shikojnë në këtë fokus. Ky do disa njohur dhe kapaciteti dhe është fokusuar edhe me ide biznesi. Panairi do të mbahet në datat 16,17 dhe 18 prill ajo që nuk ka shumë kohë është faza e parë e aplikimit që është deri më 15 mars që të gjithë idegtë e tyre mund ti dërgojnë tek rinia.gov.al ku do të gjejnë aty krijo idenë tëndë dhe mund të shkarkojnë formularin e aplikimit ose idenë e tyre mund ta nisin dhe me A4”, tha ajo.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se ky panair zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, me qëllim për të thithur sa më shumë idetë e të rinjve nuk është rëndësia që të mbarojnë shkollen dhe të gjejnë një punë, por të bëjnë më shumë për veten dhe pse jo të hapin dhe vende pune. /abcnews.al