Panairi i gjelave të detit në Cakran, fermerët: Për shkak të mënyrës së të ushqyerit, mishi i tyre bio

schedule16:49 - 27 Dhjetor, 2019

schedule 16:49 - 27 Dhjetor, 2019

Gjeli i detit gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve është ndër ushqimet që po kthehet në traditë. Në Cakran të Fierit është mbajtur një panair ku konsumatorët  mund të zgjedhin sipas fermerëve gjela me mish bio. Ata sqarojnë dhe mënyrën se si i ushqejnë.

Tryezat e darkës së ndërrimit të viteve për shumë familje duken të pakuptimta pa një gjel deti. Kush nuk e ka siguruar një të tillë mund të shkojë në Cakran të Fierit pasi këto ditë po mbahet një panair i posaçëm.

Ky fermer tregon se mënyra e ushqyerjes është shumë e rëndësishme që mishi i një gjeli të quhet bio.

Të gjithë fermerët e zonës çdo fundvit mbajnë një panair për të promovuar rritjen dhe kultivimin  e gjelit sipas traditës së vjetër.

Në Qarkun e Fier rritja e gjelit favorizohet dhe nga klima e përshtatshme si në zonën fushore dhe në atë kodrinore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!