Panair në Roshnik, fermerët: Na “vret” rruga për të çuar produktet në tregje

schedule17:49 - 9 Shtator, 2021

schedule 17:49 - 9 Shtator, 2021

Nga Artan Diko

Roshniku, fshati turistik në afërsi të malit të Tomorrit është i njohur për prodhimin e fiqve, arrave, bajameve verës dhe rakisë. Gjatë një panairit të përvitshëm ku fermerët e 13 fshatrave promovojnë produktet bio thanë se autoritete duhet të rregullojnë rrugët, që ata të transportojnë produktet në tregje të mëdha.

“Na vret rruga jemi e kemi ende me çakull. Kërkojmë rrugën se dhe prodhimet dëmtohen gjatë transportit”

“Fiku i Roshnikut është nga më të njohurit që në kohën e Turqisë”.

Kjo është një zonë turistike mjaft e vizitueshme dhe në këtë event ku veç panairit u mbajt dhe një koncert, morën pjesë dhe pushues.

“Është një festival interesant, jemi me fat që jemi sot këtu. Jemi nga Gjermani do qëndrojmë 8 ditë në Shqipëri”.

“Njerëzit janë të këndshëm. Jemi të gëzuar që jemi këtu. Po kënaqemi”.

Roshniku ka një numër prej 4 mijë banorësh të cilët kultivojnë fruta  dhe perime. Në zonë janë mbjellë rreth 70 hektarë pemë fiku dhe dhjetëra të tjera me vreshta, ullinj, arra dhe bajame. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!