Pamje të rënda, burri dhunon me grushte, shkelma e shkop 3 vajzat e reja në Prishtinë

schedule20:01 - 2 Shtator, 2021

schedule 20:01 - 2 Shtator, 2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë ku një burrë është filmuar duke dhunuar 3 vajza me grushte, shkelma e një shkop.

Ngjarja ka ndodhur më 1 gusht në në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

Një video nga momenti kur janë sulmuar tri vajzat është publikuar nga “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë” në Facebook.

Ende nuk dihet shkaku që burri sulmoi tri vajzat me një mjet, ku në video shihet teksa i godet ato.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Gazetën Express se i dyshuari është duke u kërkuar nga Policia.
Ajo tha se rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00.

“Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00, në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar, Lëndim trupor, hetuesit policor të stacionit qendra kanë identifikuar personin e dyshuar. I njëjti është në kërkim nga ana e policies”, tha Ahmeti. /abcnews.al/