SHKODËR–
Një mjet tip “Audi”, në pronësi të 40-vjeçarit, Bledar Freskina i është vënë flaka. Fillimisht ngjarja u raportua për shpërthim me tritol, por sipas informacioneve të policisë është përdorur lëndë djegëse.
Incidenti ndodhi në orën 4:20 të mëngjesit, teksa automjeti ishte parkuar në parkingun e një marketi në Shkodër, në afërsi të Teatrit “Migjeni”.
Abc News ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ndërsa si pasojë e djegies “Audi” është shkatërruar pothuajse plotësisht.
Policia dhe grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjes./ n.m.abcnews.al