Pamjet nga miniera ku ndodhi shpërthimi i gazit, minatori sillet me helikopter në QSUT

schedule15:37 - 11 Maj, 2021

schedule 15:37 - 11 Maj, 2021

ABC siguron pamjet nga miniera ku ndodhi shpërthimi i gazit mesditën e kësaj të marte ku për pasojë mbetën të asfiksuar tre minatorë, njëri prej të cilëve Shyqyri Elezi, 52 vjeç u transportua drejt Tiranës.

Gazetari Ermal Vija raporton për ABC se fillimisht ai është dërguar në spitalin e Traumës për shkak të dyshimeve se mund të ketë pësuar frakturë në momentin e rrëzimit, por më pas është dërguar në QSUT. Ngjarja ndodhi në momentin kur 52-vjeçari po saldonte brenda në minierë.

Në ndihmë të tij shkuan disa kolegë të tjerë minatorë, dy prej të cilëve mbetën të asfiksuar, Murat Hidri 29-vjeç dhe Andi Jauri 19 vjeç. Njëri prej tyre është dërguar në spitalin Rajonal të Peshkopisë për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore, ndërsa tjetri po asistohet nga mjekët në spitalin e Bulqizës./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!