Një aksident i rëndë është raportuar ditën e sotme në afërsi të liqenit artificial, në Tiranë.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë një makinë është kthyer përmbys. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një nga shoferët. Viktima raportohet se është Arjon Shanaj (student në Akademinë e Sigurisë).
Ndërkohë ambulanca ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Gjithashtu të pranishëm janë edhe forca policie për të bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Sakaq si pasojë e aksidentit ka edhe një trafik të rënduar të qarkullimit të mjeteve. /abcnews.al/