Pamjet me dron, si duket qyteti ukrainas pas bombardimeve ruse

schedule21:29 - 3 Mars, 2022

schedule 21:29 - 3 Mars, 2022

Në tentativë për të marrë Kievin, Vladimir Putin nuk po kursen as civilët. Pamjet e xhiruara me dron tregojnë kthimin në rrënoja të disa ndërtesave të goditura nga bombardimet ruse në periferi të kryeqytetit ukrainas.

Godina banimi në Borodyanka, një qytet i vogël 60 km në veri-perëndim të Kievit u godit sot nga raketat ruse.

Në videot e publikuara nga mediat e huaja shihet tymi duke dalë nga ndërtesa e shkatërruar nga granatimet. /abcnews.al