Ndërsa Kuvendi miratoi me 75 vota pro heqjes së imunitetit të Sali Berishës, jashtë kryesisë po mbahet një protestë e thirrur nga ish kryeministri.
Siç shihet edhe nga pamjet me dron, kreu i Foltores është braktisur edhe nga mbështetësit e tij, pasi vihet re një prezencë shumë e vogël njerëzisht në protestë.
Sakaq, seanca e kësaj të enjteje, e cila zgjati disa minuta, u shoqërua sërish me tensione.
Ndërsa deputetët i hapën rrugë kërkesës së SPAK për arrestimin e Berishës, opozitarët shkaktuan kaos.
Flamur Noka pati përplasje edhe me gardistët ndërsa ndezi sërish flakadanë në mes të sallës./abcnews.al