Pamjet e trishta nga “katastrofa” në Beirut, terror dhe plagë në fytyrat e banorëve

schedule21:54 - 4 Gusht, 2020

schedule 21:54 - 4 Gusht, 2020

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe 3,000 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të fuqishëm që ndodhi në kryeqytetin e Libanit.

Nga pamjet e publikuara në mediat duket se të lënduarit po marrin kujdes shëndetësor në rrugë apo në parkingje pasi spitalit afër zonës janë të shkatërruar si pasojë e shpërthimit.

Ka raportime po ashtu se spitalet po kthejnë njerëz pasi nuk kanë mundësi t’u japin kujdes shëndetësor. Pamje të shumta nga vendi i ngjarjes tregojnë impaktin e rëndë që pati shpërthimi në ndërtesa dhe në njerëz.

Në rrugë mund të shihen njerëz që u lexohet terrori në sy, ndërsa nuk mungojnë njollat e gjakut e plagët në trupat e tyre.

Ndërkohë, Ministri i Brendshëm i Libanit Mohammed Fehmi është shprehur se shpërthimi i fuqishëm mund të jetë shkaktuar nga materialet plasëse që mbaheshin në portin e Beirut-it. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!