Pamjet e pabesueshme të një stuhie në Kubë kanë shokuar qytetarët të cilët e kanë cilësuar si një pushtim alien. Rrymat ujore të ngjashme me tornadot u krijuan pranë qytetit të Cienfuegos në orën 5 pasdite të së shtunës.
Ngjarja “e rrallë” dhe “e rrezikshme” zgjati pak më pak se 10 minuta. Virgilio Regueira, një meteorolog tha: “Pa dyshim që është një shfaqje e bukur. “Por tregohuni të kujdesshëm, sepse është dukuri e rrezikshme.”
Rrymat ujore janë tornado mbi ujë, që formohen kur erërat që fryjnë në drejtime të ndryshme bashkohen. Ato shoqërohen nga stuhi, me erëra të forta, breshër dhe rrufe. Kjo dukuri është më e zakonshme në ujërat tropikale dhe subtropikale siç janë bregdeti lindor i Australisë, Florida Keys dhe ishujt grekë.
Rrymat ujore mund të arrijnë deri në 100 metra dhe mund të zgjasin deri në një orë, sipas ekspertëve në National Geographic./abcnews.al