Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pamjet e fundit të 6-vjeçarit që u torturua deri në vdekje nga njerka: E lanë pa ngrënë, e denden me kripë dhe i hoqën ujin

schedule11:36 - 24 Nëntor, 2021

schedule 11:36 - 24 Nëntor, 2021

Videoja me momentet e fundit të 6-vjeçarit Artur, i cili vdiq tragjikisht nga torturat që i bënë prindërit e tij, ka shkaktuar bujë të madhe në Britani.

Videoja, e regjistruar një ditë para vdekjes së Arturit të vogël në qershor 2020, tregon djalin që ka vështirësi të heqë batanijen nga dyshemeja ku u detyrua të flinte për ditë të tëra dhe duke thënë “askush nuk më do mua” dhe “askush nuk do. askush nuk më ushqen mua.”

https://www.youtube.com/watch?v=5HoLDOI7d-s&ab_channel=INFORMATIONANDNEWS

Në videon tronditëse shihet vogëlushi duke ecur me shumë vështirësi, i cili bën një distancë prej 2 metrash në më shumë se dy minuta për të shkuar në dhomën tjetër.

Djali çalon dukshëm, pizhamet i varen nga trupi i dobët dhe brenda 44 sekondave ankohet: “ Askush nuk më ushqen mua”.

Të akuzuar për torturë të fëmijës deri në vdekje, babai 29-vjeçar i Aturit Thomas Hughes dhe njerka 32-vjeçare Emma Tustin deklaruan se ai vdiq pasi  përplasi kokën në çimento, por ekzaminimet zbuluan tmerrin e vërtetë, raporton abcnews.al.

Në mes të torturave, prindërit e 6-vjeçarit e kanë privuar nga ushqimi, e kanë lënë në këmbë 14 orë në ditë dhe e kanë dendur me kripë, dhë më pas e kanë privuar nga uji. Sipas provave që janë dorëzuar në gjykatë, fëmija ka pësuar lëndime në kokë pasi njerka e tij e ka goditur vazhdimisht në një sipërfaqe të fortë.

“Gjykatës iu dorëzuan edhe dokumente audio nga mesazhet e nënës së tij drejtuar babait, në të cilat djali i vogël dëgjohet duke i bërtitur xhaxhait dhe gjyshes për ndihmë apo edhe duke i kërkuar pak ujë”, raportojnë mediat britanike. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!