I është dhënë sot lamtumira e fundit Veton dhe Lindita Musait, çifti i ri që u qëllua për vdekje nga babai i vajzës, mëngjesin e 31 dhjetorit.
Mes lotësh, miq dhe familjarë i kanë dhënë lamtumirën e fundit çifitit të të rinjve. Osman Shaptafaj qëlloi me armë zjarri në drejtim të vajzës Lindita Musai 25 vjeç dhe dhëndrit Veton Musai 29 vjeç. Lindita ndërroi jetë menjëherë, ndërsa Vetoni pavarësisht se luftoi për disa orë, humbi jetën një ditë më pas në spital.
Ndërkaq, policia në Australi pritet të marrë në pyetje babain vrasës, i cili po ashtu pas krimit makabër tentoi t’i jepte fund jetës së tij dhe ndodhet në spital në gjendje kritike.
Ende nuk dihen arsyet e ngjarjes së rëndë që tronditi Australinë. Mirëpo, sipas medieve vendase bazuar te dëshmitë e të afërmeve të familjes, Lindita Musai pas martesës ishte përpjekur të fillonte një jetë të re larg babait të saj, por ai nuk e pranonte një fakt të tillë dhe ishte kundër largimit të saj nga shtëpia./abcnews.al