Në Greqinë jugore janë aktivizuar një sërë vatrash zjarri që janë duke rrezikuar banorët, bizneset dhe banesat. Mediat në vend raportojnë se nga flakët është përfshirë një sipërfaqe e madhe në malin e Pentelit, konkretisht në Drafi, Anthousa-n fqinje dhe, Dasamari e Dioni.
Sipas raportimeve, flakët po favorizohen nga erërat e forta dhe stuhitë që kanë përfshirë zonën. Zona është plot me pisha, nëpër të cilat zjarri përhapet në kohë rekord.
Zjarri ka rënë pak pas orës 17:00 dhe brenda tre orësh është përhapur me shpejtësi. Ndërkohë, sinoptikanët kanë bërë të ditur se nga ora 02.00 e mëngjesit erërat do të bien disi, kështu që mund të ketë një “dritare” mundësie për të shuar zjarrin.
Flakët si duket po përhapen edhe në zonat e banuara, mes shtëpive ndërsa i rrezikuar është edhe Spitali i Fëmijëve. /abcnews.al/