Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sao Paulo të Brazilit ku një 34 vjeçare është vrarë me armë zjarri teksa ecte në rrugë.
Nga pamjet e publikuara në media shikohet momenti kur 34-vjeçarja Anna Pola da Silva u vra teksa po ecte në rrugë. Ndër të tjera nga pamjet shikohet momenti ku një djalë i ri i cili po qëndronte në vendin e ngjarjes në biçikletë sapo është shfaqur e reja e ka qëlluar me pistoletë.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes së rëndë, megjithatë pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit duke nxjerrë sërish në pah kriminalitetin e lartë në rrugët e Brazilit. /abcnews.al