Zjarret në Greqi janë kthyer në një makth të vërtetë. Thuajse gjysma e vendit po lufton për shuarjen e tyre dhe mijëra banorë e turistë janë evakuuar nga zonat më të rrezikuara.
Në mediat greke së fundmi janë publikuar pamje si nëpër filma, nga momenti i largimit të më shumë se 1 130 personave nga Liqeni i Evias dhe plazhi Kochili.
Nga videot e ngarkuara në rrjetet sociale tregohet madhësia e katastrofës së krijuar nga zjarri para syve të njerëzve të cilët po largoheshin nga porti i Limni me traget për t’u transportuar në mënyrë të sigurt në portin e Edipsos.
Βίντεο από το καράβι που φεύγει από Εύβοια ?
Δεν γίνεται να είναι πραγματικότητα, σαν ταινία μοιάζει #φωτια #φωτιες #Πυρκαγια pic.twitter.com/F6GJOkPhMQ— Φωτεινή (@foteiniii_) August 6, 2021
Zjarri në Evia mbetet një ndër vatrat më aktive që ka djegur mijëra hektarë pyje dhe disa shtëpi, duke detyruar shumë banorë, si dhe pushues, të largohen nga vendi për t’i shpëtuar tërbimit të tij.e.su./abcnews.al
People being evacuated by ferry boat from Limni on #Evia island. #Wildfire there burning uncontrolled for a third day. Video by Thanos Mandelos #Greece #wildfire #wildfires #fire #πυρκαγια #πυρκαγιες #ΛιμνηΕυβοιας #λιμνη #Ευβοια #Ευβοια_μαντουδι_λιμνη pic.twitter.com/alenpy2xr2
— ?????? ????????? (@KallergisK) August 6, 2021