Një kolonë ruse është nisur në drejtim të Kievit. Imazhet tregojnë se kolona ushtarake që shtrihet për rreth 40 milje (64 km) është nisur në një zonë në veri-perëndim të Kievit.
Nga pamjet e publikuara nga mediat e huaja kolona ushtarake është dukshëm më e gjatë se 17 miljet (27 km), sipas kompanisë amerikane Maxar.
Maxar, i cili paraqiti një seri imazhesh satelitore mbi ngritjen ushtarake ruse në kufirin me Ukrainën, tha gjithashtu se dislokime shtesë të forcave tokësore dhe njësi helikopterësh sulmues tokësorë u panë në Bjellorusinë jugore, më pak se 20 milje (32 km) në veri të kufirit me Ukrainën ./abcnews.al