Pamje mbresëlënëse janë publikuar së fundi ku shihet momenti i rënies së një meteori në zonën e Vidinit të Bullgarisë. Mediat greke shkruajnë se fenomeni ishte i dukshëm edhe në Greqi.
Sipas mediave ministria e Brendshme e Bullgarisë njoftoi se “rreth orës 22:00 është dëgjuar një shpërthim në zonën e Vidinit. Ekipet e drejtorisë rajonale të Ministrisë së Brendshme kanë inspektuar zonën. Nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale. Hetimi është në vazhdim”.
Meteori është vënë re edhe në Greqi (Plagiari i Selanikut, Kassandra e Halkidikit, Naoussa), sipas dëshmive të qytetarëve. /abcnews.al