Të gjithë duan që të ikin nga Afganistani, pasi kontrollin e vendit e morën talebanët.
Paraditen e sotme pamjet ishin mjaft të rënda, pasi njerëzit të dëshpëruar dhe frikësuar nga situata e krijuar kërkonin largimin me cdo kusht duke u përleshur për të hipur në avionët që niseshin nga aeroporti, ndërsa njëri prej tyre ra nga aeroplani vetëm pak momente pasi u ngrit nga pista.
Happening now at #Kabul airport. The American army members are screaming at the people to prevent . pic.twitter.com/bcn2at6NlK
— Ananda Nepali (@anandanepali99) August 15, 2021
Situata kaotike është edhe në mbrëmje. Deri tani raportohen 10 të vdekur. Mijëra qytetarë ndodhen në pistën e aeroportit duke kërkuar largimin nga vendi.
Forcat amerikane po punojnë për të larguar qytetarët nga aeroporti i Kabulit dhe për të lejuar rifillimin e fluturimeve ndërkombëtare të evakuimit, tha zëdhënësi i Pentagonit John Kirby.
#شاهد | إطلاق نار في الهواء من قبل جنود أمريكيين بمطار #كابل، في محاولة للسيطرة على آلاف الأفغان الراغبين بالهروب بعد سيطرة #طالبان. pic.twitter.com/k4jJZSejJB
— وكالة شهاب للأنباء (@ShehabAgency) August 15, 2021
Të gjitha fluturimet civile dhe ushtarake janë pezulluar në aeroportin e Kabulit për shkak të “pushtimit” të pistës nga afganët që përpiqen dëshpërimisht të largohen nga vendi pas kthimit të talebanëve.
“Ushtria amerikane është në skenë dhe po punon me trupa të tjerë, turq dhe të tjerë, për të shpërndarë turmën. Ne nuk e dimë sa kohë do të zgjasë” tha Kirby.
Ai tha se Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin kishte miratuar vendosjen e një batalioni tjetër në Kabul, i cili do të rriste numrin e trupave që ruanin operacionet e evakuimit në rreth 6000./ Abcnews.al