“Pamë vdekjen me sy”, shkëmbi 21 tonë i ra mbi shtrat, flet bashkëshortja e 25-vjeçarit që mbeti i plagosur në Përmet

schedule10:30 - 31 Janar, 2024

schedule 10:30 - 31 Janar, 2024

Më 21 janar një ngjarje e rëndë tronditi familjen Vangjeli në Përmet, pasi një shkëmb 21 ton ra nga mali në shtëpinë e tyre.

Si pasojë, u plagos Dhimitri, i cili është baba i vajze, ndërsa familjarët e tjerë patën dëmtime më të lehta.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, bashkëshortja e Dhimitrit, Sara ka treguar si është gjendja aktuale shëndetësore e tij. Gjithashtu, ajo është ndalur dhe te momenti i tmerrshëm, duke rrëfyer gjithçka.

“Dhimitri ndodhet për momentin në spitalin e Janinës. Shpresojmë për një shërim sa më të shpejt, dashtë Zoti. Ishim të tre në dhomë, mua më ka prekur shkëmbi në brinjë, në anësore, ndërsa vajzës i ra tavani komplet në trup, por jo dëmtime shumë të rënda.

Ne ishim në gjumë, ishte ora diku 4 e gjysmë. Mbaj mend ishte një tronditje shumë e madhe dhe kam menduar se ishte tërmet, sepse ishin goditje shumë të forta. Pastaj për një sekond mbaroj çdo gjë. Erdhi vjehrra me vjehrrën në dhomë, sepse jetojmë bashkë dhe thanë ‘gocën, gocën’, sepse e vetmja që donim të shpëtonim ishte vajza. Ajo është goditur në kokë, iu enjtë koka për momentin, por që pa dëmtime të rënda.

Është shkatërruar çdo gjë dhe e vetmja gjë që nuk ka lëvizur fare janë ikonat e Krishtit dhe Maries. Gjendja ishte shumë e rëndë, Dhimitri qendroi 5 orë nën gur”, u shpreh Sara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!