Paloka i përgjegjet Ramës: Nuk është koha për foto, ne jemi në shërbim të qytetarëve

schedule23:18 - 3 Dhjetor, 2019

schedule 23:18 - 3 Dhjetor, 2019

Edi Rama e pati sërish sonte një thirrje për Lulzim Bashën, por në emër të këtij të fundit u përgjigj Edi Paloka.

Ai i thotë kryeministri se ky nuk është momenti që politikanët të bëjnë foto bashkë, por është koha që të ketë veprim konkret. Kësisoj Paloka i persëriti Ramës një nga tre kërkesat e opozitës: Të anulojë PPP-të dhe paratë e tyre ti vendosë në sherbim të situatës emergjente.

Statusi i Palokës në facebook:

Nuk eshte koha per foto te perbashket te politikaneve, por qe politika dhe politikanet te jete prane qytetareve! Opozita eshte ne sherbim te qytetareve dhe prane tyre.

Qeveria ka nje detyrim: Te lere fjalet dhe te kaloje ne veprime konkrete. Qytetaret kane nevoje urgjente per zgjidhje. 150 milion dollare te ndara kete vit per 10 oligarket duhet t’i kalojne menjehere nevojes qe kane qytetaret per strehim! Koha nuk pret!

Lexo edhe: Rama-Bashës: Mos bëj sikur ke humbur ti shtëpinë. Boll me zymtësi!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!