Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka akuzuar kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, se jo vetëm punon për kriminelët, por është i nënshtruar prej tyre.
E di gjithë Durrësi – shkruan Paloka – se e kanë rrahur e poshtërurar si kanë mundur, i kanë kërcënuar familjarët kur jua ka vonuar plotësimin e premtimeve që ka bërë për zgjedhje dhe edhe pse i mohoi të gjitha, për numrin dy të demokratëve, Dako nuk do të mund ta fshehë të vërtetën për shumë gjatë.
Gjithçka është aty, shkruan ai, pronat publike, tenderat, lejet dhe të gjitha favoret që u ka bërë bandave kriminale, duke ftuar Vangjush Dakon të vijojë të bëjë të fortin për aq sa dhe shqiptarët të durojnë./abcnews.al