Paloka akuza Manjës: Mbylli komisionin ku raportonte Marku në mënyrë arbitrare

schedule16:45 - 11 Korrik, 2018

schedule 16:45 - 11 Korrik, 2018

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka, denoncoi mbylljen e punimeve të komisionit të Ligjeve, ku raportonte kryeprokurorja e përkohshme Arta  Marku. Në një deklaratë për mediat nga kryesia e Kuvendit, Paloka theksoi se në kulmin e pyetjeve Ulsi Manja mbylli në mënyrë krejtësisht të parregullt komisionin, pa u bërë pyetjet për kryeprokuroren Marku. Sipas tij kjo seancë nuk është mbyllur, pasi të gjithë do të japin llogari para një drejtësie të vërtetë.

Paloka:Seanca e sotme me të ashtuquajturën prokurore e përkohshme kishte rëndësi të madhe dhe për këtë arsye ne si deputetë të opozitës ishim të pranishëm të gjithë aty, jo se njohim një prokurore që s’ka asnjë tagër kushtetues për të kryer detyrat e prokurorit, por shpresonin se zonja do t’u jepte përgjigje disa prej skandaleve më të rëndësishme. Asaj përveç emrave të tjerë, mund t’i themi edhe zonja “nuk e di”, sepse ajo zbaton urdhrat që i ka dhënë partia. Fakti që Ulsiu, i cili dihet se ka nje lidhje pak më të ngyshtë me zonjën duke parë që zonja ishte në vështirësi bëri një akt duke kërkuar që t’i mbyllë gojën opozitës, mbylli në mënyrë krejtësisht të parregullt komisionin në kulmin e pyetjeve.  

Nuk është rasti i parë, këtë e bën Gramoz Ruçi, këtë bëri dhe Ulsi Manja duke mbyllur në mënyrë arbitrare punimet e komisionti të ligjeve. Kjo seancë nuk është e mbyllur, nuk janë bërë pyetjet për prokuroren, si këta që shkelin rregulloren si ajo që është vënë në krye të Prokurorisë do të japin llogari para një drejtësie të vërtetë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!