Palmer thekson mbështetjen e SHBA për dialogun Prishtinë-Beograd

schedule17:53 - 10 Qershor, 2019

schedule 17:53 - 10 Qershor, 2019

Zëvendës sekretari amerikan i Shtetit Matthew Palmer, gjatë qëndrimit të tij në Beograd theksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vazhdimin e dialogut. Ndërsa presidenti i Serbisë Vuçiç ftoi homologun amerikan Trump të vizitojë vendin.

I dërguari amerikan, zëvendës ndihmës sekretari, Mathew Palmer, ka arritur për paqe në kryeqytetin serb. Njëzet vjet më parë Serbia vuri firmë mbi marrëveshjen e Kumanovës për të ndaluar bombardimet e NATO-së.

Palmer dy dekada më vonë i tha Serbisë të vazhdoj dialogun me Kosovën dhe Prishtinën porositi për ta hequr taksën. Me presidentin, Aleksandër Vuçiç, tha bisedimet nuk kanë alternativë.

“SHBA mbështesin dialogun e udhëhequr nga BE për normalizim të plotë në mes të Beogradit dhe Prishtinës. Ne mendojmë se kjo është rëndësishme. E shohim taksën si një pengesë dhe do të donim t’i shohim të hiqen apo të suspendohen që të mundësojnë uljen në bisedime, për të mbështetur dhe siguruar një të ardhme Evropianë për Serbinë dhe Kosovës, por edhe për tërë Ballkanin Perëndimor”, tha Palmer.

Dekadat kanë kaluar që nga lufta, por në paqe qëndrimet për marrëveshje nuk janë përafruar. Vuçiç u shpreh skeptik për dialogun pa hequr tarifën. Falenderoj Amerikën për partneritet pavarësisht se ndan mendime të ndryshme për bombardimet. Presidenti serb shprehi dyshime për takimin e Parisit, duke u përgjigjur me pyetje se kur nuk mund të importohen as biskotat si mund të flitet për paqe?

“Nuk e di nëse takimi në Paris do të ndodh pasi nuk e di se sa do të jenë të gjithë të gatshëm të dëgjojmë të njëjtën histori dhe pa u hequr taksat si të diskutojmë për dicka tjetër. Por, unë dua që të kemi një marrëveshje të kompromisit dhe kërkojmë të kuptohet edhe pozita jonë”, tha Vuçiç.

Palmer premtoi mbështetjen e SHBA për dialogun. Vuçiç ftoi Donald Trump të vizitojë Serbinë në vendin ku siç tha ka mbështetjen më të madhe./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!