Palmer takim me Yuri Kim, Ambasada e SHBA: Marrëveshja për zgjedhoren lajm pozitiv

schedule16:46 - 16 Janar, 2020

schedule 16:46 - 16 Janar, 2020

Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Veçantë për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer takohet me Yuri Kim.

Ambasada e SHBA e ka vlerësuar pozitivisht marrëveshjen për zgjedhoren. “Qëndrim i guximshëm i Shqipërisë ndaj Iranit, marrëveshja për Zgjedhoren lajm pozitiv”, shkruan në statusin e saj Ambasada e SHBA.

Gjithashtu Ambasada amerikane thotë se  se dy ishin çështjet më të rëndësishme, konflikti SHBA- Iran si dhe marrëveshjen mes palëve politike në Shqipëri për Reformën Zgjedhore.

 Statusi i Ambasadës së SHBA

??️ | Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Veçantë për Balkanin Perëndimor Matthew Palmer u takua me Ambasadoren Yuri Kim për të diskutuar qëndrimin e guximshëm dhe parimor të Shqipërisë mbi Iranin, si dhe lajmin pozitiv lidhur me përkushtimin ndërpartiak për të realizuar reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR. #SHBAQendronKrahShqiperise./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!