Palmer nga Prishtina: Opozita në Shqipëri të marrë rolin që i takon

schedule20:00 - 1 Nëntor, 2019

schedule 20:00 - 1 Nëntor, 2019

I dërguari i Posaçëm i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin, Mattheë Palmer u bëri thirrje nga Prishtina udhëheqësve të partive politike në Shqipëri që të zgjidhin me vullnetin e tyre ngërçin politik dhe opozita të marrë rolin që i takon. Nga qeveria e re e Kosovës, zoti Palmer kërkoi rinisjen e negociatave me Serbinë.

Zv.ndihmëssekretari amerikan i shtetit njëherit i dërguar i SHBA-së për Ballkanin Matheë Palmer, nga Prishtina ka thënë se në Shqipëri ka ardhur fillimi i fundit të pandëshkueshmërisë.

Ai ka përmendur fillimin e shkatërrimit të bosëve famëkeq sipas tij dikur të paprekshëm të Shqipërisë duke përmendur emrin konkret të Klement Balilit.

Në fjalimin e tij para studentëve dhe shoqërisë civile ka lavdëruar Shqipërinë për reformat në drejtësi duke përmendur kështu edhe krijimin e dy dy organeve të reja mbikwqyrëse atë të gjyqësorit dhe këshillit prokurorial. Ndërsa ka shfaqur shpresën për vendim pozitiv të BE-së për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Edhe vet vendet e BE-së e pranuan se shtetet aspiruese kishin bërë krejt cfarë u ishte kërkuar. Kjo pauzë për ti bindur të gjitha shtetet anëtare të BE-së është frustruese. BE-ja duhet ti kryej vet detyrat e shtëpisë dhe shpresojmë se do ty përfundoj shpejtë. E dimë se shtetet anëtare të BE-së kanë për të marrë vendim pozitiv shumë më përpara samitit të BE-së dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në maj të vitit të ardhshëm”.  

Ndërsa ka kërkuar krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të Kosovës dhe vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd.

“Marrëdhëniet e përmirësuara dhe përparimi në bisedime me Serbinë hapin mundësinë për investime fitimprurëse. Qeveria e re mund dhe duhet ti gjallëroj negociatat e dialogut Kosovë-Serbi. Shtetësia juaj është e pakthyeshme dhe tani u duhet normalizimi për të çliruar potencialin e madh të këtij vendi. Nuk ka marrëveshje të fundit pa pajtimin e Kosovës dhe Serbisë dhe pa miratimin e Kuvendeve përkatëse”.

Ai ka porositur Serbinë të fokusohet në interesat e saj strategjike. Sipas tij Serbia nuk mund të integrohet në BE pa e zgjidhur çështjen e Kosovës dhe ta trajtojë si një shtet fqinjë e jo si pronë të saj.

Palmer gjatë ditës ka takuar presidentin Hashim Thaçi me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit dhe për nevojën e krijimit të shpejt të institucioneve të Kosovës.

Ai në ambasadën amerikane në Prishtinë ka pritur edhe liderët e partive politike, ndërsa me kreun e LVV-së Albin Kurtin është takuar në Maqedoni pasi ky i fundit aktualisht nuk ndodhet në Kosovë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!